Përplasja Gjonaj- Meta, PD: Ministrja të tregojë pse veproi si sekretarja e Dvoranit - Gazeta Express
string(81) "perplasja-gjonaj-meta-pd-ministrja-te-tregoje-pse-veproi-si-sekretarja-e-dvoranit"

Përplasja Gjonaj- Meta, PD: Ministrja të tregojë pse veproi si sekretarja e Dvoranit

Gazeta Express

21/02/2020 16:32

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi, i ka kërkuar Ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj, që të sqarojë se përse shkeli ligjin në lidhje me zgjedhjen e anëtarëve të Kushtetueses.

Përmes një deklarate që vjen fill pas përplasjes së Metës e Gjonajt, Bardhi shkruan se Ministrja s’duhet të fshihet pas sms-ve të shefit të saj (Edi Rama) por të tregojë se përse ka vepruar sikur të ishte sekretarja e Ardian Dvoranit (Drejtuesi i KED-së, i paditur nga Presidenti Meta).

Lexo Edhe:

“Nuk ka asnjë detyrë më të rëndësishme tani për SPAK sesa hetimi i krimit kushtetues për kapjen e Gjykatës Kushtetuese nga organizata mafioze në pushtet. Në vend të lojrave me sms-të e shefit, Etilda Gjonaj duhet të thotë sot pse shkeli ligjin dhe Kushtetutën. Duhet të mos fshihet pas sms-ve të shefit, por të japë llogari pse veproi si sekretare e Ardian Dvoranit për të grabitur padrejtësisht një vend në Gjykatën Kushtetuese për llogari të Edi Ramës. Heshtja për krimin e kryer është pohim! Ai duhet hetuar dhe ndëshkuar!”- shprehet Bardhi.