Përmbyset anija në SHBA, nuk dihet fati i shumë personave - Gazeta Express
string(56) "permbyset-anija-ne-shba-nuk-dihet-fati-i-shume-personave"

Përmbyset anija në SHBA, nuk dihet fati i shumë personave

Lajme

Gazeta Express

14/04/2021 18:18

Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet në det për persona të mbijetuar pas mbytjes së një anije të madhe mallrash pranë brigjeve të Louisiana-s.

Sipas të dhënave paraprake mësohet se në momentin e ngjarjes në anije kanë qenë 18 persona dhe vetëm 6 prej tyre janë shpëtuar.

Lexo Edhe:

Anija 39 metra e gjatë u mbyt rreth 12 km nga porti i Fourchon dhe i përkiste kompanisë së transportit ujor “Seacor Marine”.

Shkaqet e ngjarjes janë ende të paqarta.