Përkundër izolimit, me Behlul Beqajn basketbolli kosovar kishte arritur kulmin - Gazeta Express
string(77) "perkunder-izolimit-me-behlul-beqajn-basketbolli-kosovar-kishte-arritur-kulmin"

Basketboll

Gazeta Express

25/09/2022 12:23

Përkundër izolimit, me Behlul Beqajn basketbolli kosovar kishte arritur kulmin

Basketboll

Gazeta Express

25/09/2022 12:23

Është ndarë nga jeta profesori universitar, Belul Beqaj.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi, ku theksohet se varrimi do të behët sot në orën 13:00.

Gjatë jetës së tij, Beqaj kishte dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në basketbollin kosovar, shkruan Gazeta Express.

Ai deri në vitin 2006 ishte kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, teksa në atë periudhë ky sport kishte lulëzuar.

Edhe pse Kosova nuk ishte e pranuar në institucionet ndërkombëtare, basketbolli kosovar kishte bërë jehonë të madhe në Evropë.

Shumë lojtarë e trajnerë të njohur ndërkombëtarë ishin të interesuar të luanin në Kosovë në atë periudhë. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement