Përkujtohet albanologu i shquar Maximilian Lambertz - Gazeta Express
string(51) "perkujtohet-albanologu-i-shquar-maximilian-lambertz"

Arte

Gazeta Express

28/07/2023 14:58

Përkujtohet albanologu i shquar Maximilian Lambertz

Arte

Gazeta Express

28/07/2023 14:58

Më 27 korrik 1888 lindi Maximilian Lambertz gjuhëtari austriak, profesori dhe albanologu.

Lamberc i ka kushtuar vëmendje të veçantë dialekteve arbëreshe e ndarjes dialektore të shqipes, folklorit dhe kulturës popullore shqiptare. Ai ka lënë reth 60 dorëshkrime në të cilat paraqet të dhëna mbi folklorin e folkloristikën, mitologjinë, etnologjinë, gjuhësinë, letërsinë, historinë shqiptare etj.

Lexo Edhe:

Pas vdekjes së tij janë botuar disa prej këtyre dorëshkrimeve, ku botimi më i ri është realizuar nga Qendra e Studimeve dhe Publikimeve për Arbëreshët (QSPA) dhe mban titullin “Studime arbëreshe”.

Autori ka bërë një punë pionieri si në studimet për të folmet e arbëreshëve në Itali, ashtu edhe për vëzhgimet dialektologjike në gjuhën shqipe në përgjithësi. Përveç trajtimit dhe shpjegimit mjeshtëror të dukurive gjuhësore, libri sjell edhe një lëndë të pasur gjuhësore, të panjohur më parë. Deri tani studimet e Lambertz-it për të folmet arbëreshe kishin mbetur fort pak të njohura e të shfrytëzuara nga studiuesit tanë, po edhe nga studiuesit arbëreshë. Duke u përkthyer shqip të përmbledhura në një vëllim, ato mbushin një zbrazëti të ndjeshme në bibliotekën e dialektologjisë shqiptare. Vlerat e shumanshme të studimeve arbëreshe të M. Lambertz-it janë vënë në dukje në raste të ndryshme nga njohësi më i thelluar i tyre, prof. Eqrem Çabej. Më në fund, këto studime, të përftuara nga puna në terren e autorit, vijnë në gjuhën shqipe në sajë të përkthimit mjeshtëror të studiuesit Genc Lafe./Konica.al