Mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell dhe i nxehtë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet do të arrijnë 31°C deri në 36°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi.
Indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj Instituti Hidrometeorologjik rekomandon:
Shmangia e ekspozimit të drejtpërdrejtë në rrezet e diellit nga ora 10:00 deri në 17:00.
Përdorimi i mjeteve mbrojtëse nga dielli.
Konsumimi i sasive të mjaftueshme të ujit