Përhapja e koronavirusit, pedagogu tregon pasojat e rënda në ekonomi - Gazeta Express
string(67) "perhapja-e-koronavirusit-pedagogu-tregon-pasojat-e-renda-ne-ekonomi"

Gazeta Express

27/02/2020 21:12

Përhapja e koronavirusit, pedagogu tregon pasojat e rënda në ekonomi

Gazeta Express

27/02/2020 21:12

Përveç panikut përhapja e koronavirusit në shumë shtete të botës ka sjellë edhe pasoja në ekonomi.

Për të folur për këtë situatë ishte i ftuar në studion e Abc News, pedagogu i ekonomisë, Azmi Stringa. Sipas tij turizmi është një nga sektorët më të prekur.

Lexo Edhe:

“Lëvizja e njerëzve ka elementë në aspektin e konsumit. Turizimi është një nga elementët e bllokuar. Ka pasur një bllokim tërësor të ekonimisë në këto zona, si në Kinë, siç është transporti ajror. Për ta kthyer këtë edhe në aspektin e Shqipërisë. Ajo që ne shohim me vëmëndje është elementi i rëndësisë që ka sot në botën globale. Në këto kushte kur ka panik, apo reagim të tepruar duhet të kuptojnë që ka edhe elememtë spekulativë që dalin në treg’, tha ai.

Më tej Stringa u ndal edhe në rastin e Shqipërisë , ku sipas tij në ndryshim nga tërmeti që i jep pasojat ekonomikë më pas, kjo krizë e jep efektin në momentin që është duke ndodhur.

“Ne rastin e Shqipërisë, dua të vë theksin e ndryshimit të kësaj krize me atë të tërmetit. Tërmeti është një ngjarje që ndodh dhe më pas ka pasojën ekonomike. Ndërsa kjo krizë e ka pasojën gjatë ndodhjes. Këto kriza kanë dy elementë është puna që kryhet para ndodhjes së ngjarjes. Dhe puna që duhet bërë pas kësaj faze. Puna e parë që duhet bërë është edukimi i publikut”, u shpreh pedagogu.

Stringa theksoi se beson se Shqipëria i ka kapacitetet për ta përballuar këtë krizë, për të adresuar një numër të të caktuar të infektuarish.

“Kostoja e trajtimi, duke parë nga numri i të infektuarve këto kosta janë të menaxhueshme. Edhe në Shqipëri ne besoj se i kemi kapacitetet për të adresuar një numër të caktuar. Celsi për ta kualifikuar në raport me tërmetin është sa do jetë kohëzgjatja e kësaj ngjarje. Nëse zgjat për 1 muaj impakti katërfishohet”, u shpreh ai.