Përfundon takimi i Isa Mustafës me kryetarë të degëve - s'flet askush - Gazeta Express
string(66) "perfundon-takimi-i-isa-mustafes-me-kryetare-te-degeve-sflet-askush"

Gazeta Express

16/12/2019 16:17

Përfundon takimi i Isa Mustafës me kryetarë të degëve – s’flet askush

Gazeta Express

16/12/2019 16:17

Pas gati dy orëve ka përfunduar mbledhja e thirrur nga kreu i LDK-së, Isa Mustafa, në selinë qendrore të partisë, ku së bashku me kryetarët e degëve u diskutua për situatën aktuale në vend pas zgjedhjeve të gjashtë tetorit, dhe marrëveshjen për koalicion me VV-në, raporton Gazeta Express

Nga partia e udhëhequr nga Mustafa nuk ka dalë askush që të prononcohet para mediave.

Mirëpo, se për çka u diskutua u bë e ditur se do të tregohet përmes një komunikate drejtuar mediave.

Express ka raportuar sot se kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka thirrur në një takim urgjent kryetarët e degëve të partisë së tij, derisa, me të njëjtit do të diskutojnë për zhvillimet e fundit dhe bisedimet për koalicion me VV-në.

Sipas këtij burimi, Mustafa i ka ftuar kryetarët e degëve për të folur për zhvillimet e fundit si dhe bisedimet me partinë e Albin Kurtit. Gjithashtu, edhe për përgatitjet për shënimin e 30 vjetorit të formimit të LDK-së.
Të shtunën ndërkaq për të folur për koalicionin me VV-në, Mustafa e thirri në mbledhje urgjente edhe kryesinë e partisë.

Aty bëhet e ditur se lideri i LDK-së, ka njoftuar se si parti nuk do të heqin dorë nga pozita e presidentit si pjesë e marrëveshjes me VV-në. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement