Përfundojnë gërmimet në tunelin e Llogarasë - Gazeta Express
string(43) "perfundojne-germimet-ne-tunelin-e-llogarase"

Përfundojnë gërmimet në tunelin e Llogarasë

Shqiperi

Gazeta Express

31/01/2023 14:46

Kanë përfunduar gërmimet për tunelin e Llogarasë. Punimet u inspektuan sot nga Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku e cila tha se e gjithë vepra parashikohet që të jetë e përfunduar totalisht dhe e hapur për automjetet në 1 Qershor të vitit 2024.

Sipas kontratës, ne duhet të dorëzojmë veprën në 10 Gusht 2024. Ne synojmë që në 1 Qershorin e 2024 e gjithë vepra, pra 7.4 kilometra pasi 6 kilometra është tuneli dhe 1.4 janë rrugët ndihmëse dhe lidhëse, urat që do të lidhin direkt me pjesën e Palasës, të jenë gati më 1 Qershor dhe operative për gjithë qytetarët. Ky është synimi i gjithë grupit”, u shpreh Balluku.

Lexo Edhe:

Gjatësia e tunelit është 6 kilometra, ndërsa 1.4 kilometra të tjera janë rrugët dhe urat lidhëse që të çojnë drejt Palasës e prej andej në fshatrat e tjerë të bregut. /Gazeta Express