Përfaqësuesi i LDK'së në KQZ lëshon mbledhjen - Gazeta Express
string(44) "perfaqesuesi-i-ldkse-ne-kqz-leshon-mbledhjen"

Përfaqësuesi i LDK’së në KQZ lëshon mbledhjen

Lajme

Gazeta Express

22/01/2021 15:37

Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është duke mbajtur mbledhje ku pritet të merret vendimi për 47 kandidatët që kanë probleme me ligjin, shkruan Express.

Derisa kryesuesja e komisionit, Valdete Daka kërkoi 1-2 orë pushim për shqyrtimin e dokumentacionit rreth rekomandimit që ia bëri Zyra për regjistrimin e partive politike (ZRPPC), përfaqësuesi i LDK-së, Sami Hamiti ka lëshuar sallën.

Lexo Edhe:

Zyra për regjistrimin e partive politike (ZRPPC) i kanë dërguar një rekomandim KQZ’së për të certifikuar listat e partive politike ashtu siç janë. Yll Buleshkaj ka thënë se qasja e zyrës që drejton është gjithpërfshirja para largimit.

Anëtarët e tjerë kërkojnë shqyrtimin e dokumentacionit dhe pastaj të merret vendimi, ndërsa përfaqësuesit e VV-së kërkojnë që vendimi të merret tani. /Express/