Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet nga qyteti i Kamzës.
Një 22- vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet për abuzim seksual me një të mitur.
22-vjeçarin Ardit Domi, ka mohuar krimin para policëve, ndërsa ka qenë vajza e mitur ajo që ka bërë kallëzimin në polici.
Më pas ajo i është nënshtruar marrjes në pyetje nga ana e psikologëve për ngjarjen.
“Specialistët për hetimin e krimit në Komisariatin nr 5, kanë kryer arrestimin në flagrance të shtetasit , A.D, 22 vjeç, banues ne fshatin Resk, Kukës, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale jashtë dëshirës se saj, me një shtetase të mitur.
Materialet i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur”, njofton policia.
Në një kohë kur kërkesa për destinacione autentike dhe ende të paprekura po rritet ndjeshëm, veriu i Shqipërisë po...