Përbërësi psikoaktiv i kanabisit, premtues në trajtimin e kancerit të zorrës së trashë - Gazeta Express
string(85) "perberesi-psikoaktiv-i-kanabisit-premtues-ne-trajtimin-e-kancerit-te-zorres-se-trashe"

Përbërësi psikoaktiv i kanabisit, premtues në trajtimin e kancerit të zorrës së trashë

Gazeta Express

06/10/2020 16:00

Një studim i ri i kryer në minj, ka sugjeruar që tetrahidrokanabinoli, i cili është një përbërës psikoaktiv i kanabisit mund të ndihmoj në parandalimin e kancerit të zorrës së trashë, shkruan Medical News.

Sëmundjet inflamatore të zorrës së trashë i referohen një grupi të çrregullimeve kronike, që afektojnë zorrën e trashë dhe zorrën e hollë. Numri i personave, të cilët preken nga kjo sëmundje është rritur në mënyrë drastike, dhe vazhdon të rritet në shumë vende të botës. Kjo për shkak të rritjes së konsumimit të mishit dhe produkteve të tjera jo të shëndetshme.

Lexo Edhe:

Në studimin e ri të publikuar në revistën “iScience”, hulumtuesit nga Universiteti i Karolinës Jugore në Kolumbi bënë disa eksperimente për të zbuluar metoda të reja të parandalimit të kancerit të zorrëve.

Ata provuan të trajtojnë minj me këtë çrregullim me THC, dhe panë se simptomat e këtyre sëmundjeve pas përdorimit të kësaj substance ishin reduktuar.

Në fund të studimit, minjtë të cilët ishin trajtuar me THC kishin arritur ta mposhtin tumorit e zorrëve, në krahasim me të tjerët, që nuk ishin trajtuar me këtë substancë.

“Fakti se ne kemi arritur të dëshmojmë se THC parandalon inflamacionin në zorrë dhe inhibon zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë është një gjë mjaft e rëndësishme”, tha Dr. Prakash Nagarkatti, autor i studimit.

Sipas shkencëtarëve, mekanizmi i veprimit të kësaj substance bazohet në aktivizimin e disa receptorëve të qelizave imunitare, përgjegjëse për parandalimin e zhvillimit të qelizave kancerogjene.

“Përbërësit, që aktivizojnë këta receptorë dhe nuk shkaktojnë efekte anësore mund të jenë mjaft fitimprurës në fushën e shëndetësisë”, shtoi ekipi.

Është shumë e rëndësishme të theksohet se ky studim demonstron një masë parandaluese dhe jo kurative në lidhje me këtë sëmundje. Ky studim gjithashtu nuk rekomandon përdorimin e kanabisit për të parandaluar kancerin e zorrës së trashë. /Gazeta Express