Përballjet mes skuadrave gjysmëfinaliste në Ligën Unike - Gazeta Express
string(55) "perballjet-mes-skuadrave-gjysmefinaliste-ne-ligen-unike"

Përballjet mes skuadrave gjysmëfinaliste në Ligën Unike

Sport

Gazeta Express

16/04/2022 14:16

Më 20 dhe 21 Prill në Pejë do të zhvillohet Final 4 i Ligës Unike. Të mërkurën në gjysmëfinale përballen Golden Eagle Ylli-Teuta dhe Peja-Prizreni 16. Të enjten zhvillohet ndeshja për vendin e tretë dhe finalja.

Ylli kishte përfunduar garat e rregullta me 13 fitore dhe vetëm një humbje. Humbja e vetme ishte pikërisht nga Teuta e Durrësit me rezultat 78:71, por më pas kishin fituar therandasit 73:59.

Lexo Edhe:

Durrësakët kishin përfunduar garat në vendin e pestë, e më pas në çerekfinale të “Play-off”-it mundën Tiranën.

Ndërkohë, Peja dhe Prizreni 16 janë ndeshur dy herë në garat e rregullta në Ligën Unike, ku pejanët shënuan dy fitore.

Në elitën e basketbollit të Kosovës janë përballur katër herë, ku në gjitha ndeshjet fituan pejanët.

 Verdhezinjtë përfunduan garat e rregullta në vendin e dytë, ndërsa prizrenasit në vendin e tretë dhe në çerekfinale të “Play-off”-it kishin mundur Rahovecin. /Gazeta Express/