Për të katërtën ditë radhazi, India shënon rekord të rasteve me Covid-19 për 24 orë - Gazeta Express
string(83) "per-te-katerten-dite-radhazii-india-shenon-rekord-te-rasteve-me-covid-19-per-24-ore"

Për të katërtën ditë radhazi, India shënon rekord të rasteve me Covid-19 për 24 orë

Gazeta Express

12/07/2020 10:40

India i ka regjistruar 28,637 raste të koronavirusit të dielën në mëngjes. Kjo është dita e katërt që shteti me 1.3 miliard banorë shënon rekord për periudhën 24-orëshe.

Deri më tani, në Indi janë regjistruar gjithsej 849,553 persona të infektuar me virusin SARS-CoV-2, duke u vendosur në vendin e tretë në botë, pas Shteteve të Bashkuara dhe Brazilit, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Nga këto raste, 292,258 janë aktive, ndërsa mbi 534,000 persona tashmë janë shëruar, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Familjare.

Ndërkohë numri i përgjithshëm i viktimave të koronavirusit në vendin më të prekur në Azi ka shkuar në 22,674 dhe në këtë aspekt ndodhet në vendin e tetë në botë.

Rajoni më i prekur mbetet Maharashtra në perëndim të vendit. Deri më tani, në atë pjesë janë regjistruar mbi 246 mijë persona të infektuar dhe 10,116 të vdekur nga Covid-19.