Për shkak të rasteve të shumta me COVID-19, Polionia nis ta shndërrojë stadiumin në spital - Gazeta Express
string(89) "per-shkak-te-rasteve-te-shumta-me-covid-19-polionia-nis-ta-shnderroje-stadiumin-ne-spital"

Për shkak të rasteve të shumta me COVID-19, Polionia nis ta shndërrojë stadiumin në spital

Gazeta Express

19/10/2020 17:36

Polonia ka nisur ta shndërrojë stadiumin Norodowy të Varshavës në spitalin e parë fushor të vendit për pacientët me COVID-19.

Qeveria polake veçse ka nisur punimet për ta bërë këtë ndryshim.

Lexo Edhe:

“Punimet e para filluan të shtunën”, njoftoi Qeveria në një postim në Twitter, të hënën.

Spitali do të vendoset në sallat e konferencave të stadiumit dhe do të ketë një kapacitet fillestar prej 500 pacientësh me koronavirus.

Sipas qeverisë, kapaciteti mund të zgjerohet në një maksimum prej 1000 shtretërish.

Polonia raportoi, të premten, 132 viktima nga COVID-19, shifra më e lartë ditore që nga fillimi i pandemisë.

Vendi regjistron 175,766 raste dhe 3,573 vdekje në total, sipas shifrave nga Universiteti Johns Hopkins.