“Për rroga luftojmë, nuk lutemi”, ishte mesazhi i protestuesve në Shkup - Gazeta Express
string(67) "per-rroga-luftojme-nuk-lutemi-ishte-mesazhi-i-protestuesve-ne-shkup"

Maqedoni

Gazeta Express

01/05/2026 16:43

“Për rroga luftojmë, nuk lutemi”, ishte mesazhi i protestuesve në Shkup

Maqedoni

Gazeta Express

01/05/2026 16:43

Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) sot në Shkup e shënoi Ditën Ndërkombëtare të Punës me protestë. Ata nën sloganin “Për rroga luftojmë, nuk lutemi” kërkuan kushte dhe rroga më të mira, transmeton Portalb.mk.

“për fat të keq, 260 mijë punëtorë jetojnë me një pagë më pak se 600 euro, dhe vetëm disa mijëra njerëz dolën në protestë më 1 maj”, tha kryetari i LSM-së, Slobodan Trendafilov, duke shtuar se “një numër i madh punëtorësh po vdesin në vendet e tyre të punës sot. Ata nisen për në punë në mëngjes dhe nuk kthehen në mbrëmje. Dhe askush nuk po bën asgjë për t’i mbrojtur ata”.

Ashtu si ishte planifikuar, protesta filloi nga objekti i LSM-së, ndërsa mbaroi para objektit të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Advertisement
Advertisement
Advertisement