Për një javë, gjobiten 1,245 shoferë dhe pasagjerë që nuk e vendosen rripin e sigurisë - Gazeta Express
string(84) "per-nje-jave-gjobiten-1245-shofere-dhe-pasagjere-qe-nuk-e-vendosen-rripin-e-sigurise"

Për një javë, gjobiten 1,245 shoferë dhe pasagjerë që nuk e vendosen rripin e sigurisë

Lajme

Gazeta Express

19/03/2024 13:39

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka për një javë ka shqiptuar 1,245 gjoba ndaj shoferëve dhe pasagjerëve.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se në kuadër të javës së aktiviteteve sipas planit ROADPOL 2024 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), që është realizuar nga data 11 deri 17 mars 2024, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe parandalimin e aksidenteve, ku në fokus ka pasur kontrollin e përdorimit të rripit të sigurisë.

Lexo Edhe:

“Nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan janë realizuar 1,534 pika të kontrollit të mjeteve dhe janë kontrolluar 5,974 mjete ku ndaj shoferëve dhe pasagjerëve që janë hasur pa rrip të sigurisë janë shqiptuar 1,245 gjoba”, thuhet në njoftim.