Për më shumë se dy vjet s’ka pasur vërshime në Gjilan, thotë Hyseni - Gazeta Express
string(65) "per-me-shume-se-dy-vjet-ska-pasur-vershime-ne-gjilan-thote-hyseni"

Për më shumë se dy vjet s’ka pasur vërshime në Gjilan, thotë Hyseni

Lajme

Gazeta Express

23/04/2024 9:54

Komuna e Gjilanit, po vazhdon me pastrimin, thellimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve. Këto angazhime po bëhen me qëllim të parandalimit të dëmeve milionëshe nga vërshimet.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni tha se mbi 1200 metra gjatësi janë pastruar në shtratin e lumit Përlepnica.

Lexo Edhe:

“Jemi duke vazhduar masat preventive për parandalimin e vërshimeve. Për më shumë se 2 vjet nuk ka pasur vërshime”, tha Hyseni.

Hyseni, shtoi se ky angazhim e punë po bëhet si preventivë, ndërkohë janë qindra e miliona euro dëme të evituara.

Edhe drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bejtullah Osmani, tha se kanë bërë pastrimin, thellimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve: Stanishorka në qytet, në Malishevë, Pogragjë, Bresalc, Kmetoc, Kosaqë dhe tashmë edhe shtrati i lumit Përlepnica 1.2 kilometra gjatësi.

“Kjo po bëhet me qëllim të zvogëlimit të rrezikut nga vërshimet dhe përmbytjet”, tha Osmani.

Osmani shtoi se i gjithë ky aktivitet realizohet bazuar në objektivat që dalin nga plani i punës për vitin 2024.

“Vazhdojmë tutje me pastrimin, thellimin dhe zgjerimin e shtretërve të lumenjve në lokalitetet tjera të Komunës së Gjilanit”, tha Osmani.