Pendarovski: Gjenocidin mbi romët dhe sintët të jetë përkujtues, mos të përsëritet asnjëherë - Gazeta Express
string(90) "pendarovski-gjenocidin-mbi-romet-dhe-sintet-te-jete-perkujtues-mos-te-perseritet-asnjehere"

Pendarovski: Gjenocidin mbi romët dhe sintët të jetë përkujtues, mos të përsëritet asnjëherë

Gazeta Express

03/08/2020 12:55

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski me rastin e Ditës evropiane të përkujtimit të holokaustit mbi romët dhe sintët ka dërguar mesazh sensibilizimi duke rikujtuar padrejtësitë që edhe sot i bëhen komunitetit romë.  Pendarovski thekson se paragjykimet dhe stereotipat lidhur me përkatësinë etnike mbeten pengesa kryesore për trajnim të barabartë në realizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut.

Mesazhi i plotë i Presidentit Pendarovski me rastin e Ditës evropiane të kujtimit të holokaustit mbi romët dhe sintët:

Lexo Edhe:

Sot kujtojmë një datë të tmerrshme të historisë, kur rreth 4 300 romë dhe sintë janë vrarë në llogoren naziste Aushvic-Birkenau gjatë Luftës së Dytë Botërore. Kjo ideologji e zymtë mundësoi që të ndodhë krimi më i madh në histori, që shkaktoi humbjen e milionë jetësh njerëzore, midis të cilave dhe rreth 500.000 romëve dhe sintëve nga Evropa dhe Ballkani.

Edhe pse këtë vit shënojmë 75-vjetorin e fitores mbi fashizmin, shqetësojnë disa fakte dhe evenimente aktuale të cilat po i ringjallin padrejtësitë historike ndaj romëve. Intensiteti i zmadhuar i racizmit, anticiganizmit, diskriminimit dhe gjuhës së urrejtjes ndaj përfaqësuesve të bashkësisë rome edhe mandej e mbështesin përjashtimin e saj, diku madje edhe izolimin nga bashkësitë e tjera. Paragjykimet dhe stereotipat lidhur me përkatësinë e tyre etnike mbeten pengesa kryesore për trajnim të barabartë në realizimin e të drejtave dhe lirive të njeriut. Mohimi i gjenocidit mbi romët dhe sintët, jo vetëm që e riciklon padrejtësinë e bërë ndaj tyre, por e pengon edhe mundësinë që të mësojmë njëri nga tjetri, dhe ta ndërtojmë së bashku besimin e ndërmjetëm, respektin dhe mirëkuptimin.

Shoqëritë bashkëkohore nuk duhet të lejojnë që dukuritë e tilla për të cilat nuk ka asnjë arsyetim moral dhe etik, të jenë më të rëndësishme se vlerat evropiane, vlerat e përgjithshme të një shoqërie bashkëkohore dhe demokratike. Te gjeneratat e sotshme, është përgjegjësia që të krijojmë shoqëri të hapura ku çdo individ pa dallim të gjinisë, moshës, përkatësisë etnike, bindjes fetare apo ngjyrës së lëkurës, do të ketë të drejtë për jetë me dinjitet.

Të nderuar,

Ne të gjithë kemi obligim të kujtojmë gjenocidin mbi romët dhe sintët në Evropë dhe në Ballkan gjatë Luftës së Dytë Botërore. Dëshmitë personale të të mbijetuarve, vuajtjet e tyre, humbjet dhe traumat e duruara duhet të jenë paralajmërime për ne që të përpiqemi që ajo periudhë e tmerrshme e historisë të mos përsëritet asnjëherë në botë.
Rruga e vetme e mundshme drejt zhvillimit dhe prosperitetit të shoqërive tona është nëpërmjet promovimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, promovimit të solidaritetit, humanizmit dhe respektimit të ndërsjellë.