PDK: Kurti zgjodhi sërish bllokadën, zvarritja e krijimit institucional është zgjedhje politike e VV’së - Gazeta Express
string(100) "pdk-kurti-zgjodhi-serish-bllokaden-zvarritja-e-krijimit-institucional-eshte-zgjedhje-politike-e-vvse"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 12:47

PDK: Kurti zgjodhi sërish bllokadën, zvarritja e krijimit institucional është zgjedhje politike e VV’së

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 12:47

Partia Demokratike e Kosovës, ka shprehur shqetësimin e saj lidhur me ndërprerjen e seancës konstituive, duke thënë se, moskonstituimi i kuvendit, përbën vazhdim të bllokadës institucionale nga ana e liderit të VV’së, Albin Kurti.

PDK, po ashtu ka vlerësuar se, seanca e sotme dëshmoi qartë se zvarritja e krijimit të institucioneve nuk është pasojë e rrethanave apo e mungesës së votave, por rezultat i një zgjedhjeje politike të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.

‘’ Sot nuk kishte asnjë arsye që të mos propozohej kandidati për Kryetar të Kuvendit dhe të procedohej me votimin për konstituimin e tij. Aq më tepër kur Gjykata Kushtetuese ka qenë e qartë në aktgjykimin e saj se Kuvendi jo vetëm duhet të mblidhet, por duhet të konstituohet brenda afatit 30-ditor nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve’’, thuhet mes tjerash në komunikatën e PDK’së.

Komunikata:

PDK: Kurti zgjodhi sërish bllokadën dhe shpërfilli aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese

Partia Demokratike e Kosovës shpreh shqetësimin e saj për dështimin e seancës së sotme për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Moskonstituimi i Kuvendit përbën vazhdim të bllokadës institucionale nga ana e Kurtit, në kundërshtim me frymën dhe detyrimet e përcaktuara nga aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese.

Seanca e sotme dëshmoi qartë se zvarritja e krijimit të institucioneve nuk është pasojë e rrethanave apo e mungesës së votave, por rezultat i një zgjedhjeje politike të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit.

Sot nuk kishte asnjë arsye që të mos propozohej kandidati për Kryetar të Kuvendit dhe të procedohej me votimin për konstituimin e tij. Aq më tepër kur Gjykata Kushtetuese ka qenë e qartë në aktgjykimin e saj se Kuvendi jo vetëm duhet të mblidhet, por duhet të konstituohet brenda afatit 30-ditor nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.

Mosveprimi i sotëm përbën shpërfillje të drejtpërdrejtë të rendit kushtetues dhe të detyrimeve që burojnë nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese. Askush nuk është mbi Kushtetutën dhe askush nuk ka të drejtë të mbajë peng institucionet e Republikës për interesa partiake.

Partia Demokratike e Kosovës rithekson se Kosova ka nevojë urgjente për institucione funksionale, stabilitet politik dhe respektim të plotë të Kushtetutës.

PDK i bën thirrje Lëvizjes Vetëvendosje dhe Albin Kurtit që të respektojnë aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, të heqin dorë nga bllokada institucionale dhe të mundësojnë menjëherë konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement