Një 34-vjeçar është gjetur i vdekur në tarracën e shtëpisë në Pejë - Gazeta Express
string(66) "nje-34-vjecar-eshte-gjetur-i-vdekur-ne-tarracen-e-shtepise-ne-peje"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 13:42

Një 34-vjeçar është gjetur i vdekur në tarracën e shtëpisë në Pejë

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 13:42

Një 34-vjeçar është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në tarracën e shtëpisë së tij në Pejë.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha për Klankosova se rasti ka ndodhur në rrugën “Vllëzëria Dalamani”.

“Sot, rreth orës 09:35, Policia është njoftuar se në rrugën ‘Vllëzëria Dalamani’ në Pejë, nga një familjar është gjetur në tarracën e shtëpisë një person pa shenja jete. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa edhe ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, deklaroi Rugova. “Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’”, theksoi ai.

Advertisement
Advertisement
Advertisement