Dogana ndalon në Vërmicë import të padeklaruar të produkteve për flokë në vlerë rreth 4 mijë e 600 euro - Gazeta Express
string(103) "dogana-ndalon-ne-vermice-import-te-padeklaruar-te-produkteve-per-floke-ne-vlere-rreth-4-mije-e-600-euro"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 13:49

Dogana ndalon në Vërmicë import të padeklaruar të produkteve për flokë në vlerë rreth 4 mijë e 600 euro

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 13:49

Zyrtarët e Doganës së Kosovës kanë parandaluar një rast të tentim importit të mallrave të padeklaruara në Pikën e Kalimit Kufitar në Vërmicë.

Sipas njoftimit të Doganës, gjatë kontrolleve të rregullta në hyrje të Republikës së Kosovës, është ndaluar për kontroll një automjet me targa të shtetit fqinj. Udhëtari, shtetas i huaj, gjatë intervistimit kishte deklaruar se nuk kishte mallra apo mjete monetare për t’i deklaruar.

“Bazuar në indikatorët e analizës së rrezikut dhe dyshimet e krijuara gjatë kontrollit fillestar, zyrtari doganor kërkoi kryerjen e një kontrolli të detajuar të automjetit në bashkëpunim me Policinë e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Doganës.

Gjatë kontrollit të detajuar, autoritetet kanë zbuluar produkte për trajtimin e flokëve me vlerë të përafërt prej 4 mijë e 600 eurosh.

“Për këto mallra, poseduesi nuk kishte dokumentacion përcjellës apo faturë që dëshmonte origjinën dhe importimin e rregullt të tyre”, ka bërë të ditur Dogana.

Sipas autoriteteve doganore, përveç shmangies së obligimeve doganore, importi jashtë procedurave ligjore paraqet edhe rrezik potencial për shëndetin publik, pasi produktet kozmetike nuk i nënshtrohen kontrolleve për sigurinë, përbërjen dhe standardet e kërkuara.

Dogana ka njoftuar se ndaj rastit janë ndërmarrë veprimet procedurale dhe administrative në përputhje me Kodin Doganor dhe të Akcizave.

“Dogana e Kosovës mbetet e angazhuar në parandalimin e hyrjes dhe qarkullimit të mallrave të padeklaruara, duke kontribuar në mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, ruajtjen e konkurrencës së ndershme në treg dhe mbrojtjen e interesave financiare të Republikës së Kosovës”, thuhet në fund të njoftimit.

Advertisement
Advertisement
Advertisement