Është në negociata me Abdixhikun, por Kurti për Presidentin kërkon të flas edhe me Hamzën dhe Gjinin: Jam i interesuar - Gazeta Express
string(116) "eshte-ne-negociata-me-abdixhikun-por-kurti-per-presidentin-kerkon-te-flas-edhe-me-hamzen-dhe-gjinin-jam-i-interesuar"

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 13:49

Është në negociata me Abdixhikun, por Kurti për Presidentin kërkon të flas edhe me Hamzën dhe Gjinin: Jam i interesuar

Lajme

Gazeta Express

06/08/2026 13:49

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, gjatë një konference për media, i ka bërë thirrje sërish për takim liderëve të PDK’së dhe Aleancës, Bedri Hamzës e Ardian Gjinit, për takim lidhur me çështjen e zgjedhjes së presidentit.

Kurti, gjatë deklarimit të tij, ka thënë se, dështimi i zgjedhjes së presidentit na ‘’qon në zgjedhje të reja’’, dhe se, zgjedhja e kryetarit të shteti është përgjegjësi edhe e PDK’së edhe e Aleancës, përcjell Gazeta Express.

“I bëj thirrje edhe një herë kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjinit, kryetar i Gjakovës, së voni tash edhe kryetar i AAK’së, por edhe kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, i cili dikur ka qenë guvernator i BQK’së, ka qenë ministër i financave, kryetar i komunës Jugore të Mitrovicës, njeri me përvojë profesionale e institucionale, që të takohemi e të bisedojmë, sepse nëse kryetari i Kuvendit i takon subjektit fitues dhe nëse qeverinë e formon mazhoranca që jemi ne, atëherë zgjedhja e presidentit, e cila në rast të dështimit na qon në zgjedhje të reja, është përgjegjësi edhe e PDK-së edhe e Aleancës. Pra konstituimi i institucioneve nuk është përgjegjësi ekskluzive e fituesit na duhet na duhet diskutim, e komunikim dhe unë jam i vullnetshëm dhe i interesuar”, ka thënë Kurti.

Advertisement
Advertisement
Advertisement