Pasi nënshkroi kontratën e re, Salah bëhet futbollisti më i paguar në histori të Liverpoolit - Gazeta Express
string(91) "pasi-nenshkroi-kontraten-e-re-salah-behet-futbollisti-me-i-paguar-ne-histori-te-liverpoolit"

Pasi nënshkroi kontratën e re, Salah bëhet futbollisti më i paguar në histori të Liverpoolit

Sport

Gazeta Express

02/07/2022 10:07

Të premten, Mohamed Salah dhe Liverpooli vazhduan bashkëpunimin edhe zyrtarisht.

Sulmuesi egjiptian me klubin anglez nënshkroi kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Me kontratën e re, Salah është bërë futbollisti më i paguar në histori të klubit të Liverpoolit.

Sipas “BBC”, 30-vjeçari tani në “Anfield” do të ketë pagë javore prej 350 mijë funteve apo 406,021.00 eurosh.

Kësisoj, Salah brenda një sezoni do të marrë pak më shumë se 19 milionë euro.

Virgil van Dijk është lojtari i dytë më i paguar te Liverpooli. Holandezi ka pagë javore prej 220 mijë funteve apo 255,364.45 eurosh. /Gazeta Express/