Pas tre vjetësh, Arnold Gjergjaj rikthehet sonte në ring - Gazeta Express
string(55) "pas-tre-vjetesh-arnold-gjergjaj-rikthehet-sonte-ne-ring"

Sport

Gazeta Express

10/06/2022 19:56

Pas tre vjetësh, Arnold Gjergjaj rikthehet sonte në ring

Sport

Gazeta Express

10/06/2022 19:56

Boksieri i njohur, Arnold Gjergjaj, sonte do të rikthehet në ring pas tri vjetëve prej meçit të fundit.

37-vjeçari do të përballet me kroatin, Tomislav Sentic. Meçi do të zhvillohet në Zvicër, shkruan Gazeta Express.

Boksieri gjakovar më 25 maj të vitit 2019 e zhvilloi meçin e fundit në boks, kur u mposht nga Elvis Moyo i Afrikës së Jugut.

Arnold Gjergjaj meçin më të madh në karrierën e tij e kishte zhvilluar ndaj boksierit të njohur, David Haye, më 21 maj të vitit 2016.

Reprezentuesi zviceran ishte mposhtur nga britaniku. Për Gjergjajn atëbotë ishte humbja e tij e parë në karrierën profesionale.

Arnold Gjergjaj në vitin 2014 kishte shkruar historinë, duke u bërë boksieri i parë me shtetësi zvicerane që e fiton titullin evropian EBU-EE në kategorinë e peshave të rënda. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement