Pas formimit të Qeverisë Hoti, reagon presidenti Thaçi - Gazeta Express
string(53) "pas-formimit-te-qeverise-hoti-reagon-presidenti-thaci"

Pas formimit të Qeverisë Hoti, reagon presidenti Thaçi

Gazeta Express

03/06/2020 13:27

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pas votimit të qeverisë së re në krye me Avdullah Hotin, raporton Gazeta Express.

Përmes Facebook-ut, i pari i shtetit ka përgëzuar deputetët për votimin e Qeverisë, duke thënë se kjo është një ditë e rëndësishme për demokracinë dhe qytetarët e Kosovës.

Lexo Edhe:

“Qeverisë së re i uroj sukses në përmbushjen e programit qeverisës dhe i ofroj bashkëpunim të plotë në jetësimin e agjendës kombëtare dhe ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Thaçi ka shkruar se me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund të bëhet rimëkëmbja e ekonomisë.

“Me bashkëpunim dhe koordinim ndërinstitucional mund ta rimëkëmbim ekonominë tonë dhe të lëvizim me hapa më të shpejtë drejt integrimit euroatlantik, duke e fuqizuar partneritetin me SHBA-në dhe me të gjitha shtetet mike”, ka shkruar presidenti. /Express/