Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke numëruar votat e fundit nga zgjedhjet e së dielës. Procesi i numërimi që është drejt fundit, po vazhdon për votat me Kusht, dhe ato të personave me nevoja të veçanta.
Nga votat me Kusht, deri më tani, KQZ njofton se janë numëruar 86,54% e tyre nga të cilat, Lëvizja Vetëvendosje ka 42.77%, ose 2,726 Vota.
Pas saj është Partia Demokratike e Kosovës me 18.64% ose 1188 vota. E treta është Lidhja Demokratike e Kosovës me 13.04% ose, 831 vota. E katërta është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 9.23% ose, 588 vota.
Kurse votat e personave me nevoja të veçanta, deri tani, janë numëruar 70.27%.
Nga këto, VV’ja ka 28.67%, ose 283 vota. Pastaj Srpska Lista me 20.67% ose 204 vota.
PDK 20.26% ose 200 vota; LDK me 11.04% ose 109 vota; dhe, AAK 8.81% ose 87 vota.


Marko Jazbec, Kryetar i Bordit Menaxhues të Sava Re, thekson rëndësinë e besimit, bashkëpunimit rajonal dhe potencialit të Kosovës...