“Mungesë progresi në zgjerim”, PE-Kosovës: Përshpejtoni reformat në sundim të ligjit, të lirive fundamentale dhe në luftën antikorrupsion - Gazeta Express
string(140) "kosova-pa-progres-ne-zgj1erim-pe-i-kerkon-pershpejtim-te-reformave-ne-sundim-te-ligjit-lirive-fundamentale-dhe-ne-luften-kunder-korrupsionit"

Lajme

Gazeta Express

17/06/2026 16:48

“Mungesë progresi në zgjerim”, PE-Kosovës: Përshpejtoni reformat në sundim të ligjit, të lirive fundamentale dhe në luftën antikorrupsion

Lajme

Gazeta Express

17/06/2026 16:48

Parlamenti Europian ka bërë vlerësimin për zgjerimin për pesë vendet e Ballkanit Perëndimor, përjashtuar Serbinë.

Për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, eurodeputetët thonë se kanë mungesë progresi që nga raporti i mëparshëm pas miratimit të raporteve të reja.

Në një raport të miratuar me 412 vota pro, 174 kundër dhe 58 abstenime, eurodeputetët “vlerësojnë angazhimin e vazhdueshëm të Kosovës për aplikimin e saj për anëtarësim në BE”,  por shprehin “shqetësim për pamundësinë e saj për të formuar një legjislaturë dhe qeveri funksionale për më shumë se një vit”.

Eurodeputetët kërkojnë që qeveria e Kosovës të përshpejtojë reformat e lidhura me BE-në, veçanërisht në fushat e sundimit të ligjit, lirive themelore dhe luftës kundër korrupsionit.

Teksti po ashtu thekson se normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit mbeten thelbësore për ambiciet e Kosovës për anëtarësim në BE.

Ndërkaq, eurodeputetët thanë se Mali i Zi synon të bëhet anëtar i BE-së deri në vitin 2028, ndërsa Shqipëria dëshiron të përmbyllë negociatat e anëtarësimit deri në vitin 2027

Liderëve politikë në Bosnje e Hercegovinë, eurodeputetët u bëjnë thirrje të përfundojnë bllokimet politike dhe të rinovojnë angazhimin e tyre për anëtarësimin në BE./Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement