Ambasada e Italisë në Teheran do të rihapet të premten, më 19 qershor, së bashku me zyrat e Agjencisë Italiane të Tregtisë (ICE), në një hap që shënon rifillimin e plotë të disa aktiviteteve diplomatike dhe ekonomike mes dy vendeve.
Lajmi u bë i ditur nga ministri i Jashtëm dhe zv.kryeministri i Italisë, Antonio Tajani, gjatë seancës së “Kohës së Pyetjeve” në Dhomën e Deputetëve.
Sipas tij, ambasadorja italiane në Teheran, Paola Amadei, do të rikthehet në detyrë së bashku me stafin diplomatik të Ministrisë së Punëve të Jashtme, duke shënuar rifillimin e pranisë institucionale në Iran.
Tajani theksoi se rihapja përfshin edhe strukturat e Agjencisë Italiane të Tregtisë, me synim rikthimin gradual të bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar mes Italisë dhe Iranit./TCh/
Marko Jazbec, Kryetar i Bordit Menaxhues të Sava Re, thekson rëndësinë e besimit, bashkëpunimit rajonal dhe potencialit të Kosovës...