Pas Albin Kurtit, ambasadori amerikan e thërret në takim 'online' edhe Ramush Haradinajn - Gazeta Express
string(85) "pas-albin-kurtit-ambasadori-amerikan-e-therret-ne-takim-online-edhe-ramush-haradinajn"

Pas Albin Kurtit, ambasadori amerikan e thërret në takim ‘online’ edhe Ramush Haradinajn

Gazeta Express

24/11/2020 16:38

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, e ka mbajtur një takim virtual me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, shkruan Gazeta Express.

Për këtë takim ka njoftuar në Facebook ish-kryeministri Haradinaj, i cili tha se me ambasadorin Kosnett kanë diskutuar për sfidat me të cilat po përballet Kosova.

Lexo Edhe:

“Në takimin virtual me ambasadorin Philip S. Kosnett dhe zyrtaren politike Marissa Polnerow, diskutuam sfidat me të cilat përballet Kosova dhe hapat e nevojshëm për të përmirësuar stabilitetin rajonal”, ka shkruar Haradinaj.

Kreu i AAK-së tha se kanë marrë mbështetje nga SHBA-ja për tejkalimin e gjendjes së rëndë në të cilën ndodhet Kosova.

“ShBA-të ishin pranë nesh në periudhat më të vështira historike dhe në udhëkryqet në të cilat u gjendëm si komb. Në këtë frymë, kaloi edhe bashkëbisedimi i sotëm, ku morëm mbështetjen e plotë amerikane për tejkalimin e gjendjes në të cilën sot ndodhet vendi ynë”, ka shkruar Haradinaj.

Në fund, ai e ka falenderuar ambasadorin Kosnett “për kujdesin e tij”, ndërsa ka shtuar se “Aleanca jonë me Shtetet e Bashkuara është e përjetshme”.

Kosnett dje kishte zhvilluar një takim të këtij lloji edhe me kryetarin e LVV-së, Albin Kurtin. /GazetaExpress/