Parma - Napoli: Rrahmani në stol, Hysaj titullar - Gazeta Express
string(44) "parma-napoli-rrahmani-ne-stol-hysaj-titullar"

Parma – Napoli: Rrahmani në stol, Hysaj titullar

Gazeta Express

20/09/2020 12:02

Amir Rrahmani është lënë në bankën rezervë për ndeshjen e parë të Napolit në sezonin e ri 2020/21 në Serie A kundër Parmës, ndërkohë që Elseid Hysaj ia ka dalë të zërë vendin në formacionin startues.

Parma e pret Napolin në Ennio Tardini, ndeshjen e parë për të dy skuadrat në sezonin e ri në ligën elitare italiane, që nis në orën 12:30, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kapiteni i Kombëtares së Kosovës Rrahmani nuk ia ka dalë të zërë vend në formacion para dyshes Kalidou Koulibaly dhe Manolas dhe takimin e nis nga stoli.

Gennaro Gattuso ka vendosur, megjithatë, që krahun e djathtë të mbrojtës t’ia besojë Elseid Hysajt të Kombëtares së Shqipërisë.

Rrahmani, i cili nënshkroi marrëveshje me Napolin në janar pasi gjiganti i Serie A i pagoi 9.5 milionë euro për ta blerë atë nga Verona dhe iu bashkua atij këtë verë, duhet të presë për të debutuar për skuadrën napolitane.

Napoli e la 26-vjeçarin të qëndrojë te Verona në huazim deri në përfundim të sezonit 2019/20.

Prishtinasi pati ndikim të menjëhershëm te Verona, qysh në sezonin e tij të parë në Serie A, pasi u ble verën e vitit 2019 nga Dinamo Zagreb, dhe ishte ndër të veçuarit te skuadra verdhekaltër.

Paraqitjet e tij mahnitëse me Veronën dhe Kosovën e bindën Napolin ta blejë pa humbur kohë.

Por Rrahmani do të përballet me konkurrencë të hatashme për vendin e titullarit në San Paolo.

Shpresë për mundësitë e tij mund të jetë shitja e mundshme e Koulibalyt këtë afat kalimtar. /Gazeta Express/