"Paralajmërimet e sotme për vërshime të merren seriozisht" - Gazeta Express
string(56) "paralajmerimet-e-sotme-per-vershime-te-merren-seriozisht"

“Paralajmërimet e sotme për vërshime të merren seriozisht”

Gazeta Express

05/08/2020 15:38

Tahir Ahmeti, njohës i çështjeve të emergjencave dhe njëherësh drejtor ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), ka thënë se vërshimet e paralajmëruara nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës duhet të merren seriozisht nga institucionet emergjente, raporton Gazeta Express.

“Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka parashikuar mundësinë e vërshimeve në pjesën më të madhe të vendit, për shkak të reshjeve të shiut, që pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim.
Këto vërshime të mundshme, hyn në kategorinë e përmbytjeve të shpejta, dhe mund të shkaktojnë dëme në fusha bujqësore apo në ekonomi familjare dhe biznesore”, ka shkruar ai.

Lexo Edhe:

Ahmeti ka thënë se duhet të merren masa të duhura preventive për t’i minimizuar dëmet nga reshjet të cilat pritet të vazhdojnë.

“Vërshimet e paralajmëruara nga IHK, duhet të trajtohen seriozisht nga institucionet emergjente të Republikës së Kosovës, me qëllim marrjen me kohë të masave të duhura preventive, në mënyrë që dëmet e mundshme në rast të këtyre vërshimeve të jenë sa më të vogla. Ndërsa në rast nevoje, institucionet komunale në bashkëpunim me Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave (AME), duhet t’i vënë në dispozicion resurset e nevojshme, në mënyrë që t’i dilet në ndihmë popullatës së rrezikuar nga vërshimet e mundshme. Siguria e qytetarëve dhe ruajtja e pronave të tyre është primare”, ka shkruar Ahmeti në Facebook. /Express/