Paqueta tërhiqet nga skuadra e Milanit - Gazeta Express
string(38) "paqueta-terhiqet-nga-skuadra-e-milanit"

Paqueta tërhiqet nga skuadra e Milanit

Gazeta Express

24/01/2020 9:29

Mediumet italiane sot raportojnë se Lucas Paqueta kërkoi të lihej jashtë skuadrës së Milanit për ndeshjen e sotshme kundër Brescias, pasi që dëshiron ta sigurojë transferimin në Paris Saint-Germain.

Braziliani nuk ka luajtur shumë minuta për Milanin që kur Stefano Pioli vendosi ta ndryshojë skemën e lojës në 4-4-2 dhe Paqueta ka mbetur poshtë në radhën e lojtarëve që presin për t’iu dhënë mundësia ta dëshmojnë veten, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Qysh para se të hapej afati kalimtar i janarit ishte përfolur për interesimin e Paris Saint-Germainit për futbollistin, pasi që vetë drejtori aktual sportiv i parisienëve, Leonardo, kishte qenë njeriu që e kishte sjellë Paquetan në Itali para një viti, për 35 milionë euro.

Mediumet italiane sugjeruan se diçka po ndodhte për të ardhmen e futbollistit, pasi që agjenti i Paquetas u pa në një takim me drejtuesit e klubit kuqezi këtë javë.

Të enjten, emri i tij nuk u shfaq në listën e skuadrës që udhëtoi për në Brescia për ndeshjen e Serisë A dhe ai nuk duket të jetë i lënduar.

Sipas Gazzetta dello Sport, Sky Sport Italia, CalcioMercato, Corriere dello Sport dhe disa mediumeve të tjera italiane, ishte vetë Paqueta ai që kërkoi të mos përfshihej në skuadrën e fundit të Milanit.

Megjithatë, Ricardo Rodriguez ka befasuar me paraqitjen e tij në këtë skuadër, pasi që ai është shumë afër kompletimit të transferimit në Fenerbahce. /Gazeta Express/