Pamje: Kosova u befasua nga pritja në Bosnjë, FHK e vlerëson si pritje të ngrohtë - Gazeta Express
string(79) "pamje-kosova-u-befasua-nga-pritja-ne-bosnje-fhk-e-vlereson-si-pritje-te-ngrohte"

Sport

Gazeta Express

12/03/2023 18:07

Pamje: Kosova u befasua nga pritja në Bosnjë, FHK e vlerëson si pritje të ngrohtë

Sport

Gazeta Express

12/03/2023 18:07

Kombëtarja A e Kosovës në hendboll është duke e zhvilluar sot ndeshjen kundër Bosnjë-Hercegovinës, të vlefshme për kualifikime në “Euro 2024”.

Ndeshja po zhvillohet në Tuzla, teksa pjesa e parë u mbyll me rezultatin 10:7 në të mirë të vendasve, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Për të mirë janë befasuar “Dardanët”, pasi tifozët vendasë kanë shfaqur një mesazh për Kosovën.

“Mirë se vini lojtarë, Kosova e pavarur”, thuhet në mesazhin e shfaqur nga tifogrupi “BHFanaticos”.

Federata e Hendbollit e Kosovës (FHK) ka publikuar një video nga momenti i intonimit të himnit të Kosovës, që u respektua në tërësi edhe nga të pranishmit në palestër.

FHK-ja e cilësoi këtë si një pritje të ngrohtë për Kombëtaren e Kosovës.

Kujtojmë se Bosnjë-Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës. /Gazeta Express/