Pacienti kërcënon me armë zjarri stafin shëndetësor të Klinikës së Psikiatrisë, ndërhyn policia - Gazeta Express
string(94) "pacienti-kercenon-me-arme-zjarri-stafin-shendetesor-te-klinikes-se-psikiatrise-nderhyn-policia"

Pacienti kërcënon me armë zjarri stafin shëndetësor të Klinikës së Psikiatrisë, ndërhyn policia

Lajme

Gazeta Express

08/08/2022 21:47

Një pacient gjatë së dielës ka kanosur me armë zjarri stafin shëndetësor në Klinikën e Psikiatrisë. Ka intervenuar Policia ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Gazetare: Arianitë Zhegrova

Lexo Edhe:

Vjen çdo ditë për të marrë trajtim këtu.

Por të dielën, një pacient këtu në Klinikën e Psikiatrisë së QKUK-së nuk erdhi vetëm për t’u shëruar.

Ai me vete po bartte një armë zjarri, me të cilën kërcënoi stafin.

Rastin e konfirmon drejtori i Klinikës, Fatmir Kutllovci.

Kutllovci po ashtu pohon se raste të të tilla ndodhin brenda kësaj qendre spitalore herë pas herë.

Por si duhet të veprojë ligji masat në rastet kur persona me probleme të shëndetit mendor kryejnë vepra penale?

Kurse Policia e Kosovës ka bërë të ditur përmes një përgjigje për T7, se me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar me procedurë të rregullt.