“Pa Kosovë nuk ka Shqipni, pa Dakun e Mujën s’e kqyri lojën”, “Mirlind Daku n’këtë ekip të Shqipnisë me sy mshel lun”, “dhezet” debati në Favorit - Gazeta Express
string(125) "pa-kosove-nuk-ka-shqipni-pa-dakun-e-mujen-se-kqyri-lojen-mirlind-daku-nkete-ekip-te-shqipnise-me-sy-mshel-lun-dhezet-debati-n"

Futboll

Gazeta Express

25/03/2024 16:01

“Pa Kosovë nuk ka Shqipni, pa Dakun e Mujën s’e kqyri lojën”, “Mirlind Daku n’këtë ekip të Shqipnisë me sy mshel lun”, “dhezet” debati në Favorit

Futboll

Gazeta Express

25/03/2024 16:01

Kombëtarja e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë ishin temat kryesore të natës së mbrëmshme në emisionin “Favorit” në T7.

E ftuar në emision ishte edhe drejtoresha sportive e vajzave të Tiranës, Edonisa Aliu, e cila tha se nuk e ka parë ndeshjen mes Shqipërisë dhe Kilit, duke i “bojkotuar” Kuqezinjtë për faktin se në miqësoret e marsit nuk u ftuan futbollistit nga Kosova, Mirlind Daku dhe Arbnor Muja, shkruan “Gazeta Express”.

Lexo Edhe:

“Pa Kosovë nuk ka Shqipni. Pa Dakun e Mujën nuk e kam shikuar dhe nuk do ta shikoj Shqipërinë derisa nuk do të jenë ata dy të ftuar”, deklaroi ish-futbollistja nga Drenasi.

Ndërkohë, analisti i “Favoritit”, Ismet Munishi u shpreh se, ndonëse ka respekt maksimal për selektorin Sylvinho, Daku është dashur të ftohej.

“Mirlind Daku në këtë ekip të Shqipërisë me sy mbyllur luan”, deklaroi Munishi.

Për ta parë të plotë emisionin “Favorit” në Youtube mund të klikoni më poshtë. /Gazeta Express/