Osmani refuzoi të hyjë në sallën e Këshillit të Sigurimit pa Vasfije Krasniqin, Fahrije Hotin, Elhame Muqollin e Shyhrete Tahirin - Gazeta Express
string(127) "osmani-refuzoi-te-hyje-ne-sallen-e-keshillit-te-sigurimit-pa-vasfije-krasniqin-fahrije-hotin-elhame-muqollin-e-shyhrete-tahirin"

Osmani refuzoi të hyjë në sallën e Këshillit të Sigurimit pa Vasfije Krasniqin, Fahrije Hotin, Elhame Muqollin e Shyhrete Tahirin

Lajme

Gazeta Express

22/04/2024 20:48

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ajo në ekip kishte katër gra, viktima të luftës në Kosovë, Elhame Muqolli, Fahrije Hoti, Vasfije Krasniqi, Shyhrete Tahiri.

Lexo Edhe:

Por burime të Gazetës Express tregojnë se këto gra janë penguar që të hyjnë në sallën e Këshillit të Sigurimit, përkundër se ishin të regjistruara.

Burimet thonë se Osmani ka refuzuar të hyjë në sallë pa to.

Më pas gjithçka ka shkuar sipas procedurave. /Gazeta Express