Filmi ‘Në kuadër të dashurisë’ është një nga prodhimet më të komentuara të momentit, ku të gjithë ndjekësit janë të entuziazmuar të shikojnë personazhet e tyre të preferuar në aktrim.
Teksa thuhet se mund të publikohet në muajin tetor, ‘Top Channel Films’ vazhdimisht i ka përditësuar mbështetësit me copëza nga xhirime, momente nga backstage, dhe pak nga dy protagonistët Luiz Ejlli dhe Olta Gixhari, të cilët në një moment janë edhe në shtrat.
Këto janë disa prej fotove të shkëputura nga filmimet.
Kujtojmë se Olta pavarësisht se konsiderohej si një lojtare e fortë, nuk është personi më i përfolur pas daljes së saj nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 2.
Para saj është Luizi, Kiara dhe Efi të cilët vazhdojnë të jenë kryefjala dhe njerëzit më të përfolur të njërit prej “reality” show-ve më të përcjellur shqiptarë.