Olimpiada Dimërore: Atletja ruse 15-vjeçare rezulton pozitive për doping - Gazeta Express
string(71) "olimpiada-dimerore-atletja-ruse-15-vjecare-rezulton-pozitive-per-doping"

Sporte tjera

Gazeta Express

11/02/2022 16:46

Olimpiada Dimërore: Atletja ruse 15-vjeçare rezulton pozitive për doping

Sporte tjera

Gazeta Express

11/02/2022 16:46

Një rast i dyshimtë për doping është zbuluar në Lojërat Olimpike Dimërore. Dhe, vjen nga vendi i cili është i dënuar për doping, Rusia. Për më keq, nga një atlete 15-vjeçare.

Patinazhistja 15-vjeçare ruse, Kamila Valieva ka dështuar në testin e dopingut dhe rrezikon përjashtimin nga Lojërat Olimpike Dimërore pasi Agjencia Ndërkombëtare e Testimeve konfirmoi se ka rezultuar pozitive për një substancë të ndaluar, në muajin dhjetor.

Kjo u konfirmua të martën, një ditë pasi ajo mori pjesë në ekipin e Komitetit Olimpik Rus në triumfin e tyre në Pekin, shkruan Gazeta Express.

Ekipi i saj sfidoi me sukses një pezullim të përkohshëm dhe ajo po stërvitej sërish gjatë ditës së sotme.

Si ITA, në emër të Shoqatës Ndërkombëtare Olimpike, ashtu edhe Agjencia Botërore Anti-Doping (WADA) kanë nisur sfida të veçanta për heqjen e pezullimit të përkohshëm, me synimin për të përcaktuar vazhdimin e pjesëmarrjes së Valievës në Olimpiadë. Ajo është favoritja dërrmuese për të fituar garën individuale të femrave, e cila nis të martën.

Situata e Valievës është e ndërlikuar nga një vendim i WADA-s, i cili i konsideron ata nën 16 vjeç ‘persona të mbrojtur’, që do të thotë se rregulli i zakonshëm i përgjegjësisë strikte nuk zbatohet domosdoshmërisht dhe në përgjithësi që nënkupton që atleti në fjalë duhet të mbetet anonim.

Advertisement
Advertisement
Advertisement