Nuk ndalen vjedhjet në shtet: Policia e konfirmon vjedhjen e arkës në AUV - Gazeta Express
string(72) "nuk-ndalen-vjedhjet-ne-shtet-policia-e-konfirmon-vjedhjen-e-arkes-ne-auv"

Nuk ndalen vjedhjet në shtet: Policia e konfirmon vjedhjen e arkës në AUV

Gazeta Express

22/10/2020 13:12

Policia e Kosovës ka konfirmuar lajmin se në mëngjesin e sotëm është raportuar për vjedhje në objektin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Fushë-Kosovë, raporton Express

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, ka thënë për Express se njësitë policore gjenden në vendin e ngjarjes.

Lexo Edhe:

“Me datë 22.10.2020 në orën 08:05 në Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin”, ka deklaruar Hoxha. /GazetaExpress/