Nuk e futi as edhe për një minutë De Bruynen, Guardiola tregon arsyen - Gazeta Express
string(68) "nuk-e-futi-as-edhe-per-nje-minute-de-bruynen-guardiola-tregon-arsyen"

Futboll

Gazeta Express

09/04/2024 23:08

Nuk e futi as edhe për një minutë De Bruynen, Guardiola tregon arsyen

Futboll

Gazeta Express

09/04/2024 23:08

Nuk prodhoi një fitues ndeshja e parë çerekfinale mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Ndeshja spektakolare e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” u mbyll me rezultat të barabartë 3:3, ku pati shumë kthesa në rezultat.

Lexo Edhe:

E befasi ishte mbetja në stol e Kevin De Bruynes, shkruan Gazeta Express.

Ai u prit që të inkuadrohej në lojë në pjesën e dytë, por Guardiola nuk ia dha as edhe një minutë.

“Ne patëm një mbledhje, ai ishte gati dhe kur arritëm, në dhomën e zhveshjes ai filloi të vjellë dhe tha që nuk është gati”, tregoi Guardiola.