Njohja e patent-shoferëve, Haradinaj takohet me ambasadorin gjerman - Gazeta Express
string(66) "njohja-e-patent-shofereve-haradinaj-takohet-me-ambasadorin-gjerman"

Njohja e patent-shoferëve, Haradinaj takohet me ambasadorin gjerman

Lajme

Gazeta Express

01/12/2020 10:03

Kryediplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj është takuar me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, raporton Gazeta Express.

Kështu është bërë e ditur në një njoftim për media të lëshuar nga MPJD-ja.

Lexo Edhe:

“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në vend”, thuhet në njoftim.

“Në këtë takim, të zhvilluar pasditen e djeshme, ministrja Haradinaj-Stublla shprehu përkushtimin e Kosovës për avancimin e agjendës evropiane, duke e vlerësuar si shumë të nevojshme përkrahjen e vazhdueshme të Gjermanisë”, thuhet tutje.

Në këtë njoftim thuhet se është diskutuar edhe për patentshoferët.

“Shefja e diplomacisë kosovare shprehu përkushtimin e saj për të përmbushur sa më shpejtë çështjet për të cilat kanë rënë dakord me homologun e saj gjerman, Heiko Maas, gjatë vizitës në Berlin muajin e kaluar, ndër të cilat është edhe përshpejtimi i procedurës së njohjes së patent-shoferëve në mes Gjermanisë dhe Kosovës”, thuhet në njoftim./GazetaExpress/