Një serb nga Beogradi thotë Millosheviq ka bërë gjenocid ndaj shqiptarëve: Djali im ka ngarkuar civilët në kamionë për t’i larguar nga Kosova - Gazeta Express
string(139) "nje-serb-nga-beogradi-thote-millosheviq-ka-bere-gjenocid-ndaj-shqiptareve-djali-im-ka-ngarkuar-civilet-ne-kamione-per-ti-larguar-nga-kosova"

Një serb nga Beogradi thotë Millosheviq ka bërë gjenocid ndaj shqiptarëve: Djali im ka ngarkuar civilët në kamionë për t’i larguar nga Kosova

Lajme

Gazeta Express

28/03/2024 12:59

Aktori dhe humoristi malazez Djordjije Andric, i njohur më mirë si Zhorzh njihet për emisionin e tij që e transmeton në Youtube. Aty, ai përdor satirë e humor duke përfshirë të gjitha ngjarjet që ndodhi në Ballkan.

Para pak ditësh u shënua 25 vjetori i bombardimeve të NATO-s mbi RFJ.

Lexo Edhe:

Aktori ka marrë rrugë për në Beograd, aty ku ka realizuar një anketë me banorët serbë.

Pyetja e tij ishte e thjeshtë. Kush the pse e bombardoi Serbinë në vitin 1999.

Secili kalimtar dha opinionin e tij. Por vëmendje të veçantë mori një burrë i moshuar nga Serbia i cili tha se fajin për bombardimet e para 25 viteve, i kishte Sllobodan Millosheviqi. Ky burrë që në video shihet i shoqëruar nga një grua thotë se Millosheviqi ka bërë gjenocid ndaj shqiptarëve dhe i ka larguar ata nga Kosova.

Ai madje tregoi se djali i tij në kohën e luftës ishte në Kosovë dhe se ai personalisht ka ngarkuar civilë shqiptar në kamionë për t’i larguar nga Kosova. Deklaratwn e kwtij burri mund ta ndiqni nga minuta 16:50.

Pjesë nga intervista:

Kush dhe pse na ka bombarduar në 1999?

Sllobodan Millosheviq.

Ai na ka bombarduar?

Po, po pra. Sikurse gjermani për Hitlerin qe mundet me thënë qe i ka bombarduar Royal Air Force ose amerikanet.

A janë njësoj Hitleri dhe Millosheviqi?

Njëjtë, njëjtë.

E kë e ka sulmuar Millosheviqi nëpër Evropë, në shtetin e kujt ka ndërhyrë ai qe te jetë njësoj si Hitleri?

Ka bërë gjenocid ndaj shqiptareve!

Ashtu mendoni?

Po, ka provuar që t’i dëboj në Shqipëri, të gjithë! Djali im ka qenë në Kosovë dhe ai personalisht ka ngarkuar kamion me njerëz në vendin Zhur, afër Prizrenit. Civilët shqiptarë ka ngarkuar në kamion!

Zotëri, a ke dijeni sa shqiptar ka tani në Kosovë e sa serbë?

Jo, këtë nuk po e përcjelli më…