Një peshkop dhe disa persona plagosen në një kishë në Sidnej - Gazeta Express
string(62) "nje-peshkop-dhe-disa-persona-plagosen-ne-nje-kishe-ne-sidnej-2"

Një peshkop dhe disa persona plagosen në një kishë në Sidnej

Lajme

Gazeta Express

15/04/2024 15:13

Një peshkop dhe disa njerëz të tjerë janë plagosur gjatë një sulmi me armë të ftohtë të hënën në një kishë në Sidnej të Australisë, sipas mediave lokale.

Policia tha se ka arrestuar një burrë dhe se ai po ndihmon me hetimet për sulmin në Wakeley, raporton agjencia e lajmeve Retuers.

Lexo Edhe:

Të lënduarit janë jashtë rrezikut për jetë dhe po mjekohen nga ndihmësmjekët, tha Policia.

Motivet e sulmit nuk dihen ende.

Nuk dihet gjithashtu se çfarë arme e ftohtë u përdor në sulm, i cili raportohet të ketë ndodhur në kishën “Jezusi, Bariu i Mirë”.

Ky ishte sulmi i dytë brenda vetëm tre ditëve në Sidnej, pasi gjashtë persona u vranë gjatë një sulmi me thikë në një qendër tregtare në Bondi. /REL