Nis projekti më i dashur i Ardian Gjinit — Ndërtimi urës mbi lumin “Erenik” - Gazeta Express
string(71) "nis-projekti-me-i-dashur-i-ardian-gjinit-ndertimi-ures-mbi-lumin-erenik"

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

08/10/2021 21:08

Nis projekti më i dashur i Ardian Gjinit — Ndërtimi urës mbi lumin “Erenik”

Zgjedhjet Lokale 2021

Gazeta Express

08/10/2021 21:08

Kryetari i Komunës së Gjakovës, Adrian Gjini, i cili gjithashtu po garon edhe në këto zgjedhje për të fituar edhe një tjetër mandat katër vjeçar, ka njoftuar për nisjen e njërit prej projekteve më të dashur për Ardian Gjinin.

Gjini ka thënë se me realizmin e këtij projekti do të vijnë përmes shëtitores së lumit, do të shkojnë tek parku i Shkugëzes për një periudhë të shkurtër dhe shumë më të sigurt.

“Sot nisi puna për realizimin e njërit prej projekteve më të dashura për mua, ai për ndërtimin e urës këmbësore mbi lumin “Erenik”.

? Qasja për te Shkugëza dhe terrenet e tenisit nga shëtitorja “Bujar Roka” do të jetë shumë më e lehtë dhe atraktive me përfundimin e kësaj ure në pranverën e hershme të vitit tjetër.

#GjakovësEdheMëShumë #121”, ka njoftuar Adrian Gjini.