Nikollovski poston këngë shqipe, sfidon edhe politikanët tjetë - Gazeta Express
string(61) "nikollovski-poston-kenge-shqipe-sfidon-edhe-politikanet-tjete"

Nikollovski poston këngë shqipe, sfidon edhe politikanët tjetë

Gazeta Express

15/12/2019 11:30

Sfidë parazgjedhore Fejsbuku e sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së Lupço Nikollovski. Nikolovski në profilin e tij në Fejsbuk propozon nismë për të cilën thotë se ka për qëllim t’i ofrojë qytetarët e Maqedonisë në rrjetet sociale nga të gjitha komunitetet përmes artit, këngës dhe diversitetit në folklor.

Politikani i cili nuk dëshiron politika të përzihet në ofrimin e qytetarëve, të parin e ftoi ministrin e diasporës, Edmond Ademin t’i përgjigjet sfidës.

Lexo Edhe:

Lupço Nikolovski, sekretar i përgjithshëm i LSDM-së.

“Përshtypje të madhe më bëri kënga “Se do t’i dua” nga qyteti i Korçës. Korça është e njohur për serenadat, ndërsa kjo këngë është interpretuar nga shumë këngëtarë të njohur shqiptarë, në shumë ngjarje, evenimente, gëzime familjare. Atë e ka kënduar edhe këngëtari i njohur nga Struga, Selami Kolonja”./GazetaExpress/