Ngrihet statuja e Kobe dhe Gianna Bryant në vendin e rrëzimit të helikopterit - Gazeta Express
string(77) "ngrihet-statuja-e-kobe-dhe-gianna-bryant-ne-vendin-e-rrezimit-te-helikopterit"

Basketboll

Gazeta Express

27/01/2022 10:50

Ngrihet statuja e Kobe dhe Gianna Bryant në vendin e rrëzimit të helikopterit

Basketboll

Gazeta Express

27/01/2022 10:50

Dy vite pas tragjedisë që mori jetën e Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna, një statujë e tyre u ngrit në vendin e rrëzimit të helikopterit, në Calabasas të Kalifornisë, ku humbën jetën edhe 7 persona të tjerë.

Statuja është bërë nga skulptori Dan Medina dhe portretizon Kobe me uniformën e tij të “Lakers” dhe Gianna në njërin krah, e cila gjithashtu ka veshur një uniformë loje ndërsa mban një top basketbolli në ijë. Të dy shikojnë njëri-tjetrin me buzëqeshje.

Lexo Edhe:

Medina i tha “NBC Los Angeles” se e vendosi statujën 160 kilogramëshe prej bronzi në majën e një kodre në Calabasas, në orën 4 të mëngjesit të së mërkurës, dhe se marrëveshja është e përkohshme.

Statuja mban mbishkrimin e emrave të “Bryants” dhe shtatë viktimave të tjera të 26 janarit 2020.

Helikopteri ishte nisur për në një turne basketbolli për femra, në të cilin duhej të luante 13-vjeçarja Gianna. Por ajo nuk arriti kurrë në destinacionin e saj, duke u përplasur në kodrat në perëndim të Los Angelos, në një mjegull të dendur.

Zyrtarët federalë të sigurisë së aviacionit më pas vunë në dukje gabimin e pilotit si shkakun e katastrofës.