Ngrënia në orët e vona, studiuesit: Jo vetëm e dëmshme, por edhe e rrezikshme - Gazeta Express
string(74) "ngrenia-ne-oret-e-vona-studiuesit-jo-vetem-e-demshme-por-edhe-e-rrezikshme"

Ngrënia në orët e vona, studiuesit: Jo vetëm e dëmshme, por edhe e rrezikshme

Shqiperi

Gazeta Express

30/04/2023 14:17

Nuk është e pazakontë të hani ushqime të ndryshme natën vonë, e veçanërisht kur keni ftuar ndonjë shok/shoqe dhe jeni duke parë ndonjë emision televiziv.

Ekspertët shëndetësorë janë duke paralajmëruar njerëzit ta shmangin këtë aktivitet sepse ngrënia gjatë natës mund të sjellë probleme serioze shëndetësore.

Lexo Edhe:

Shpeshherë njerëzit priren që në mesnatë të konsumojnë ushqime të pashëndetshme, të mbushura me sheqer, kripë e yndyrë.

Përveçse konsumimi i ushqimeve të tilla shkakton shtim të peshës, sipas një studimi danez, ngrënia në orët e vona të mbrëmjes mund të shkaktojë një mori problemesh shëndetësore, duke përfshirë zbaticën e acidit dhe kancerin esfogaeal.

Veç kësaj, ngrënia e vazhdueshme e ushqimit gjatë orëve të vona të mbrëmjes çrregullon sistemin e gjumit gjithashtu.