Ngjarje e rëndë në Gjermani, 19 vjeçari vrau prindërit e vëllain dhe plagosi motrën - Gazeta Express
string(82) "ngjarje-e-rende-ne-gjermani-19-vjecari-vrau-prinderit-e-vellain-dhe-plagosi-motren"

Lajme

Gazeta Express

27/03/2024 22:32

Ngjarje e rëndë në Gjermani, 19 vjeçari vrau prindërit e vëllain dhe plagosi motrën

Lajme

Gazeta Express

27/03/2024 22:32

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur të martën mbrëma në Baden-Wuerttemberg të Gjermanisë ku një 19-vjeçar vrau me thikë vëllain dhe prindërit e tij dhe plagosi rëndë motrën. Sipas policisë gjermane në shtëpinë ku ndodhi masakra jetonte e gjithë familja.

Vrasësi ka nënshtetësi gjermane dhe italiane. Motivi i sulmit është ende i paqartë.

Lexo Edhe:

Sipas informacioneve nga Prokuroria e Shtetit, 19-vjeçari akuzohet për vrasje të trefishtë pa paramendim dhe një vrasje të mbetur në tentativë dhe duhet të dalë para gjyqtarit gjatë ditës, i cili duhet të vendosë masën e paraburgimit./Albinfo.ch