Ngjarje e pazakontë në Superioren e Shqipërisë, portieri i Bylisit largohet nga fusha në mes të ndeshjes - Gazeta Express
string(103) "ngjarje-e-pazakonte-ne-superioren-e-shqiperise-portieri-i-bylisit-largohet-nga-fusha-ne-mes-te-ndeshjes"

Sport

Gazeta Express

24/12/2025 18:30

Ngjarje e pazakontë në Superioren e Shqipërisë, portieri i Bylisit largohet nga fusha në mes të ndeshjes

Sport

Gazeta Express

24/12/2025 18:30

Një episod i rrallë u regjistrua këtë të mërkurë në ndeshjen e Kategorisë Superiore mes Vorës dhe Bylisit në stadiumin “Selman Stërmasi” në Tiranë.

Portieri francez i Bylisit, Jeremy Vachoux, vendosi të largohej nga fusha në minutën e 42, ndërsa rezultati ishte 2-0 për Vorën.

Ngjarja ndodhi pas një rasti të humbur nga skuadra e Vorës, ku 31-vjeçari u nervozua dhe hodhi dorezat për të braktisur fushën.

Arbitri Ermir Celaj e ndëshkoi me karton të verdhë për sjellje jo sportive, ndërsa Vachoux hoqi edhe fanelën. Në vend të tij u aktivizua portieri i dytë, Renato Beqaj, që u gjet i papërgatitur për situatën. /GazetaExpress

Advertisement
Advertisement
Advertisement