Ngjarja tronditëse në Fier, fqinji: Dhori më tha se e kishte kërcënuar Erdisi një ditë më parë - Gazeta Express
string(92) "ngjarja-tronditese-ne-fier-fqinji-dhori-me-tha-se-e-kishte-kercenuar-erdisi-nje-dite-me-pare"

Shqiperi

Gazeta Express

05/03/2021 14:59

Ngjarja tronditëse në Fier, fqinji: Dhori më tha se e kishte kërcënuar Erdisi një ditë më parë

Shqiperi

Gazeta Express

05/03/2021 14:59

Mesditën e kësaj të premte një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Roskovec të Fierit ku një 25 vjeçar ka goditur me shkop babin e tij 52 vjeç duke i shkaktuar humbjen e jetës.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se autori I kësaj ngjarje është Erdis Rrapaj, i cili sëbashku me babain e tij vuanin nga problemet mendore.

Lexo Edhe:

Ndërkohë fqinjët kanë pohuar se zonja e shtëpisë ka ndërruar jetë tre vite më parë dhe se familja jetonte në kushte të mjerueshme.

Sipas fqinjëve ato nuk kishin as mundësi për të blerë ilaçet që ju duheshin.

Ata kështu ishin atë dhe bir njëlloj. Ato shkonin shumë shpesh dhe në Vlorë që të merrnin ndihmë mjekësore. Konflikti ka nisur për konflikteve me të afërmit e tyre. Ato ashtu ishin, kur merrnin ilaçet ishin më mirë, ndërsa kur nuk kishin nuk i merrnin. Kur iku e zonja e shtëpisë iku e gjithë shtëpia ajo po bën tre vjet që ka humbur jetën”, është shprehur fqinja e tyre.

Gjithashtu një fqinj ka thënë se 52 vjeçari Dhori Rrapaj, i kishte pohuar se ishte kërcënuar një ditë më parë nga i biri se do ta vriste dhe sot bëri të mundur aktin.

“Erdisi do me vrasë, kam frikë”.